📢 APEL NGA BANORËT E FSHATIT KOSAVË
Nuk është hera e parë, por shpresojmë të jetë e fundit!
Banorët e fshatit Kosavë shprehin shqetësimin e tyre të thellë lidhur me hedhjen e mbeturinave dhe sendeve të tjera në zonën e rudinave dhe hapësirave të përbashkëta të fshatit, veçanërisht nga persona që nuk janë banorë të këtij fshati.
❗ Kjo sjellje e papërgjegjshme është duke ndotur ambientin, dëmtuar imazhin e fshatit dhe duke shkaktuar pakënaqësi të madhe te komuniteti lokal.
🛑 Hedhja e mbeturinave në mënyrë të paautorizuar nuk është thjesht mungesë kulture – është shkelje që meriton reagim!
🙏 I bëjmë thirrje të gjithëve, pa dallim fshati, që të tregojnë respekt për vendin tonë dhe për njëri-tjetrin.
Ta ruajmë ambientin, ta respektojmë fshatin – për të tashmen dhe për brezat që vijnë!
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.