Barcelona ka debutuar me fitore në ndeshjen hapëse të kampionatit, duke mposhtur Mallorcen me rezultat 3-0.
Në minutën e 7-të, blaugranat kaluan në epërsi falë golit të Raphinhës, pas një asistimi të shkëlqyer nga 18-vjeçari Lamine Yamal. Vetëm pas 16 minutash, në të 23-ën, Ferran Torres dyfishoi rezultatin duke e bërë më të lehtë lojën për ekipin katalanas.
Mallorca mbeti me një lojtar më pak në minutën e 39-të, kur Vedat Muriqi u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj portierit të Barcelonës.
Përpara përfundimit të takimit, në minutat shtesë të pjesës së dytë, Lamine Yamal vulosi rezultatin 3-0 me një gol të bukur pas asistimit të Gavit, duke konfirmuar talentin dhe formën e tij të lartë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.