Bashkëpunimi SHBA-Kosovë forcohet: Gjenerali Osborn vlerëson progresin e FSK-së

Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), Gjeneral Major Stephen Osborn përfundoi vizitën zyrtare në FSK.

Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), Gjeneral Major Stephen Osborn përfundoi vizitën zyrtare në FSK.

Opoja.net Opoja.net Kosova

Me fillimin e vizitës së tij Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), Gjeneral Major Stephen Osborn, është pritur nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ku diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të programit të partneritetit shtetëror të FSK-së dhe GKA.

Në kuadër të vizitës Gjenerali Osborn ka vizituar Komandën e Logjistikës ( KL), ku i është prezantuar zhvillimi dhe kapacitetet logjistike, sfidat dhe objektivat për të ardhmen. Gjithashtu Gjenerali Osborn ka vizituar Kadetët e Qendrës për Studime Universitare të Akademisë së Mbrojtjes, ku ai mbajti një fjalim motivues para kadetëve duke vlerësuar rolin e Akademisë në përgatitjen e udhëheqësve të rinjë dhe sfidat që i presin ata në të ardhmen.

Në kuadër të agjendës së Gjeneralit Osborn është realizuar vizitë edhe në Regjimentin e parë të Këmbësorisë në kompaninë e cila është duke bërë përgaditjet bazuar në planin vjetor të stërvitjeve.

Pastaj është realizuar vizita në Aeroportin e Gjakovës dhe në Babaj të Bokës për të parë nga afër zhvillimet në projektin e Qendrës së Mirëmbajtjes së HMMWV, projekt i përbashkët me SHBA-të në të gjitha fazat. Gjithashtu u vizituan edhe objektet ku do të dislokohet Divizioni 28 i ushtrisë amerikane për të marrë pjesë në ushtrimin fushor “Defender Europe 25/Immediate Response 25 (DE25/IR25)”.

Gjithashtu Gjenerali Osborn ka vizituar edhe poligonin e stërvitjes në Babaj të Bokës ku do të realizohet ushtrimi fushor “DE25/IR25” së bashku me forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjenerali Osborn falënderoi Gjeneral Jasharin dhe personelin e FSK-së për pritjen dhe u shpreh i lumtur me zhvillimet që po bën FSK në të gjitha fushat. Ai konfirmoi mbështetjen e tij në rrugën përpara drejt arritjes së qëllimeve strategjike në ngritjen e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës për përmbushjen e misionit kushtetues dhe ligjor.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-