Bayern Munich e ka nisur sezonin me trofe, duke fituar Superkupën e Gjermanisë me rezultat 2–1 ndaj Stuttgartit. Harry Kane shënoi golin e parë në pjesën e parë, ndërsa Luis Díaz dyfishoi epërsinë me një goditje të saktë me kokë. Stuttgart arriti të ngushtojë rezultatin në fund, por Manuel Neuer u tregua i pakalueshëm me pritjet e tij vendimtare. Ky është trofeu i 11-të i Superkupës për bavarezët, të cilët treguan se mbeten favoritë kryesorë edhe këtë sezon.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.