BE: Kurti e Vuçiq së shpejti do të ftohen në një takim tjetër në Bruksel – e rëndësishme të respektohen marrëveshjet e arritura në dialog

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Zëdhënësi i Bashkimit Evropain, Peter Stano ka thënë se marrëveshja e arritur mbrëmë (e mërkurë) në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave nuk është fundi i procesit të dialogut.

Ai ka thënë se synimi është që të arrihet së më shpejt marrëveshja e normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“BE-ja është duke e lehtësuar dialogun që të ndihmojë të dyja palët të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, për normalizim të marrëdhënieve. Është me rëndësi të respektohen marrëveshjet e arritura, është mesazh që BE-ja vazhdimisht u ka dërguar të dyja palëve. Sa i përket hapave të ardhshëm, pas marrëveshjes që është bërë mbrëmë, është me rëndësi të vazhdohet.

Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, ka thënë se do të ftojë dy liderët në Bruksel, të punojnë e të vazhdojnë punën për normalizim të marrëdhënieve. Sigurisht që puna vazhdon”, ka thënë Stano.

Ai ka shtuar se shpreson që marrëveshja e mbrëmshme do ta largojë krizën aktuale.

“Nuk është fundi i procesit, marrëveshja e arritur është vetëm fillim i punës me të cilën shpresojmë ta largojmë këtë gjendje të marrjes së vazhdueshme me krizë e të kalojmë në një fazë tjetër, të merremi me çështje më të qëndrueshme”, tha Stano në konferencë për media.

Ai shtoi se emisari Miroslav Lajçak po punon shumë, ditë e natë, për të përparuar drejt një marrëveshje.

“Përfaqësuesi i Lartë do të ftojë dy liderët së shpejti në Bruksel për të vazhduar në marrëveshjen që është arritur dhe të diskutohet në pikëpamje më të madhe, e ajo është drejt normalizimit të marrëdhënieve, bazuar në propozimin e lehtësuesit të BE-së”, tha Stano. /Telegrafi/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-