Opoja.net

Bekim Jashari: “Ekspozita 59” shembull si duhet argumentuar gjenocidi serb në Kosovë

Bekim Jashari: “Ekspozita 59” shembull si duhet argumentuar gjenocidi serb në Kosovë

Në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Prishtinë u hap “Ekspozita 59” të cilat pasqyrojnë luftën dhe sakrificën e popullit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari i cili mori pjesë në hapjen e kësaj ekspozite tha se  fotografitë flasin për pastërtinë, sinqeritetin, dhe luftën e shenjtë të UÇK-së, derisa shtoi se kjo ekspozitë është shembull konkret se si duhet argumentuar gjenocidi serb në Kosovë.

Sapo mora pjesë në ekspozitën “Ekspozita 59”, retrospektivë, me fotografi të 7 autorëve, të cilat pasqyrojnë luftën, vuajtjet e sakrificën e popullit tonë për Liri e Pavarësi, rrugën e mundimshme të gjeneratave, mendësinë e pushtuesit e agresorit serb, torturat e maltretimet e bëra ndaj popullit tonë të pafajshëm. Ato flasin për pastërtinë, sinqeritetin, vendosmërinë, madhështinë dhe luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo ekspozitë është shembull konkret se si duhet argumentuar gjenocidin serb në Kosovë dhe se si duhet përcjellë gjeneratë pas gjenerate historinë tonë të lavdishme. Lavdi të rënëve për Lirinë e Kosovës”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Mbi 10 mijë persona kanë marrë vaksinën anti-Covid

Opoja.net

Kur do të lejohen dasmat në Kosovë?

Opoja.net

Vitia premton: Hoteleria dhe gastronomia hapen më 18 prill

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net