Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, të dielën mbrëma e luan ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës Evropiane (meshkujt).
Prej orës 18:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas takohet me skuadrën nga Finlanda, IFK Handball Helsinki.
Ndeshjen e parë të luajtur të dielën e kaluar në Helsinki, skuadra IFK e fitoi me një gol dallim, 28:27. Kështu që skuadrës pejane i duhet fitorja prej dy golave për të avancuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane.
Besa është e përkushtuar për të dhënë më të mirën dhe për ta fituar ndeshjen në shtëpi ndaj finlandezëve. Pejanët shpresojnë edhe në përkrahjen e shikuesve, për ta bërë më të mundshëm suksesin. Besa Famgas tashmë ka përvojë të gjatë në kupat evropiane dhe ajo pritet t’i shërbejë nesër mbrëma.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.