Opoja.net

Beteja e Buqes e 1998-së dhe grumbullimi i banorëve nga policia serbe (Video)

Me 28 korrik të vitit 1998 pas mesnate ushtria dhe policia serbe ishin nisur drejt fshatit Buqe për të zënë ushtarët UÇK-së që ishin vendosur në këtë fshat pasi këta të fundit ishin kthyer nga Shqipëria.

Por policia serbe hasi në rezistencë të ashpër dhe gjatë luftimeve u vra një oficer i policisë serbe dhe dy ushtarë të UÇK-së raporton Fondi për të Drejtën Humanitare (FHD).

146

Sa i lexoni lajmët në Portalin Opoja.net ?

Faleminderit për përgjigjen tuaj!

Më në hollësi OpojaSot.com do të shkruaj pas pak ditësh për betejën e Buqes të zhvilluar me 28 korrik të vitit 1998 ndërmjet UÇK-së dhe policisë serbe.

Ne këtu do të prezantojmë një sekuencë nga një video e regjistruar nga policia serbe, të datës 6 shtator 1998, pra rreth një muaj më vonë pas përleshjeve në Buqe.

Kjo është sekuenca e fundit që nuk ka audio ndërsa aty vërehen disa nga banorët e fshatit Buqe të grumbulluar në një vend të hapur, ku policë serbë u mbajnë një fjalim.

OpojaSot.com në ditët në vijim do të vazhdojë të prezantojë sekuenca të reja që përmbajnë audio. /OpojaSot.com/Opoja.net/

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto