Megjithatë, raporti evidenton se kanë ndodhur 22 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 30 aksidente të tjera me dëme materiale.
Në përpjekje për të rritur sigurinë në rrugë, policia ka shqiptuar gjithsej 2286 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme.
Sa i përket veprimtarisë së përgjithshme policore, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 12 persona, ndërsa 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Nuk raportohet për ndonjë person në ndalim policor, kurse 2 persona ndodhen në vuajtje të dënimit.
Këto statistika tregojnë se ndonëse nuk ka pasur fatalitete, numri i aksidenteve me të lënduar dhe dëme materiale mbetet i konsiderueshëm, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut nga të gjithë pjesëmarrësit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.