Të shtunën zhvillohet një superndeshje në kuadër të javës së 13-të në Albi Mall Superligën e kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.
Në “Fadil Vokrri” ndeshen Prishtina – Llapi nga ora 18:00.
Prishtina ka njoftuar se biletat për këtë ndeshje do të dalin në shitje ditën e shtunë nga ora 12:00 dhe mund ti gjeni rreth stadiumit ”Fadil Vokrri”.
Çmimet e biletave do të jenë 2 euro në sektorin e lindjes dhe 3 euro në Perëndim, kurse tifogrupi Plisat do të jenë në sektorin e Jugut. /Demokracia.com
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.