Biznesët në Komunën e Dragashit do të lirohen nga obligimi i pagesës së taksave komunale

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

DRAGASH, 27 shkurt 2019 – Sipas një njoftimi të leshuar sot nga Komuna e Dragashit të gjitha Biznesët e Komunës së Dragshit do të lirohen nga obligimi i pagesës së taksave komunale në firmë, ngarkesat vjetore të veprimtarive afariste dhe profesionale, shkruan Opoja.net.

Ky vendim është marr në kuvendin komunal nga votimi i asambleistave për votimin e rregullorës për ndryshimin dhe plotësimin mbi lartësinë e taksave ngarkesave dhe gjobave komunale.

Njoftohen të gjitha veprimtaritë afariste të regjistruara dhe ato që do të regjistrohen në regjistrin e bizneseve në intervalin kohor prej 01.01.2019 deri më datë 31.12.2021 do të lirohen nga obligimi i pagesës së taksave komunale në firmë, ngarkesat vjetore të veprimtarive afariste dhe profesionale sipas tarifave nr.4 të përcaktuara me skemën tarifore të rregullorës bazë. Falenderojmë asambleistat për votimin e rregullorës për ndryshimin dhe plotësimin mbi lartësinë e taksave ngarkesave dhe gjobave komunale. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-