Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, i ka dërguar mesazh urimi Shqipërisë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.
Ai ka thënë se është po ashtu krenar që tash e 100 vjet janë ndërtuar marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë e SHBA-së, raporton Zeri.info.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është nderi im të uroj popullin e Shqipërisë në 110-vjetorin e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu krenare të festojnë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe partneritetin e gjerë e të fortë që kemi ndërtuar së bashku,” ka shkruar Blinkeni.
Ai më tej ka thënë se shteti i tij është i nderuar të bashkëpunojë me shqiptarët.
“Shtetet e Bashkuara kanë qenë të nderuara të punojnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, teksa ju vazhdoni të jepni kontribut të rëndësishëm në skenën botërore”, ka thënë Blinkeni. /Zëri
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.