Opoja.net

Bora bllokon fshatrat, banorët hapin rrugë alternative (Video)

Si pasojë e reshjeve të mëdha të borës, shumë vendbanime në Kosovë kanë mbetur të izoluara.

Vendet që kanë pësuar më së shumti nga moti i ligë këto tri ditë, janë fshatrat malore si ato të Dragashit, Kaçanikut, Mitrovicës dhe Kamenicës, raporton KTV.

Hiç më mirë nuk ka kaluar as Komuna e Podujevës.

Banorë të një lagjeje në Herticë kanë qenë të detyruar që të hapin një rrugë alternative, pasi është dita e tretë që komuna nuk ka ndërmarrë asgjë për hapjen e rrugës.

Opozita këtë e quan papërgjegjësi të qeverisjes komunale, pasi sipas tyre, kanë kontraktuar vetëm një kompani për mirëmbajte, e cila nuk ka kapacitet të mjaftueshëm, marrë parasysh territorin e Podujevës.

Edhe zyrtarët komunalë e pranojnë se gjendja nuk është e mirë pas reshjeve të borës.

Por, thonë se në disa fshatra, ortekët e mëdhenj të borës kanë bllokuar rrugët dhe ka qenë e pamundur të hapet rruga me kamionët e rëndomtë për pastrimin e borës, prandaj është angazhuar mekanizëm shtesë, për pastrimin e tyre.

Rrahje në Dragash, bëhet për spital një person

Opoja.net

Komuna e Dragashit lëshon tre oborre të shkollave për shërbime të mërgimtarëve

Opoja.net

Urimi i kryetarit Shaban Shabani me rastin e Festës së Kurban Bajramit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net