Botërori “Katar 2022” | Këto janë katër përballjet e të mërkurës, luajnë disa nga favoritët

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Dita e katërt e Kampionatit Botëror të futbollit në Katar vazhdon edhe me katër takimet e radhës të xhiros së parë të fazës së grupeve.

Takimi i parë i ditës luhet nga ora 11:00. Kroacia sfidohet nga Maroku në kuadër të Grupit F, shkruan Demokracia.com.

Tri orë më vonë, Gjermania e nis rrugëtimin në Katar në përballjen me Japoninë. Ky takim është  i vlefshëm për Grupin E.

Ora 17:00 është rezervuar për duelin tjetër të po atij grupi. Spanja do të ballafaqohet me Kosta Rikën.

Dita e katërt e Botërorit përmbyllet nga ora 20:00 me duelin ndërmjet Belgjikjës dhe Kanadasë.

ORARI dhe ÇIFTET e plota:

11:00: Maroku – Kroacia

14:00: Gjermania – Japonia

17:00: Spanja – Kosta Rika

20:00: Belgjika – Kanada./Demokracia.com/  

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-