Një recetë për të gjithë ata që duan një gatim të shëndetshëm, por pa gluten, pasi mund të jenë intolerantë ndaj tij
Përbërësit: 500 ml ujë,– 500 g miell i përzier për bukë të zezë (pa gluten),– 15 g tharmë të freskët, – 1 lugë e vogël kripë,– 1 lugë e vogël sheqer,– 3 lugë të vogla vaj.
Përgatitja:
Në enë më parë qitni ujin, pastaj miellin dhe përbërësit e tjerë dhe përzieni derisa të bëhet masë e njëjtë (për përzierje përdorni spiralen).
Qiteni në kallëp përpjekje të bukës.
Kur të bymehet lyejeni sipërfaqen me vaj, qitni fara sipas dëshirës dhe piqeni 45 minuta në 180 gradë Celsius në furrën e nxehur më parë.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.