Burri pretendon se u ndalua të hyjë në shtëpinë e tij, intervenon Policia

Opoja.net Opoja.net Kronika Opoja

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të raportuar që ka ndodhur para rreth një muaji në komunën e Dragashit. Sipas informatave zyrtare, ankuesi mashkull ka deklaruar se kishte shkuar në shtëpinë e tij, mirëpo bashkëshortja e tij – e dyshuara femër – nuk e kishte lejuar të hynte brenda, shkuran Portali Opoja.net

Të dy palët janë intervistuar nga organet përgjegjëse. Pas veprimeve fillestare hetimore, me vendim të prokurorit të shtetit, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Policia ka bërë të ditur se hetimet rreth rastit vazhdojnë.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-