10
|
Petë të gatshme byreku
|
1/2
|
Gotës jogurt pa yndyrë
|
1/2
|
Gotës ujë
|
4
|
Lugë të mëdha vaj ulliri
|
2
|
Vezë të rrahura
|
9
|
Qepë të reja
|
1
|
Grusht majdanoz
|
1/2
|
Gotës djath feta i coptuar
|
1
|
E verdhë veze
|
Kripë
|
|
Piper
|
|
Susam
|
- Në një enë të thellë përgatisni mbushjen e byrekut. Përzieni së bashku qepët e reja të coptuara, majdanozin e grirë, djathin feta, të verdhën e vezës, kripë dhe piper. Përzieni mirë e mirë dhe lini anash.
- Në një enë tjetër përzieni vezët e rrahura me vaj ulliri, dhe ujë. Me këtë masë do i lagni petët në mes.
- Merrni një tepsi dhe lyeni me gjalpë në fund. Shtrini një petë të gatshme dhe lyjeni me masën me jogurt. Shtrini petën tjetër dhe veproni njësoj derisa t’i keni harxhuar gjashtë petë.
- Mbas gjashtë petëve derdhni masën me qepë të reja dhe shpërndajeni në mënyrë të barabartë mbi gjithë byrekun. Shtrini petën e gatshme dhe lyjeni me masën me jogurt. Veproni njësoj me petët e mbetura. Hidhni sipër fara susami dhe pjekeni në furrë në 180 gradë. Ju bëftë mirë.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.