Carabao Cup: Eliminohen herët Arsenali, Chelsea e Tottenhami, City vazhdon tutje, Liverpooli në penallti

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Arsenali dhe Chelsea janë eliminuar në fazën e 1/16-tës së finales nga Carabao Cup në Angli. Manchester City është kualifikuar tutje, ndërsa Liverpoolit nuk i kanë mjaftuar 90 minuta ndaj Derby Countyt dhe ndeshja ka shkuar në vazhdime.

Manchester City ka triumfuar 2:0 kundër Chelseat në “Etihad Stadium” me golat e Mahrez (53’) dhe Alvarezit (58’), shkruan Demokracia.com.

Arsenali ka pësuar 1:3 nga Brightoni në “Emirates Stadium” në Londër.

Ëelbeck (27’), Mitoma (58’) dhe Lamptey (71’) ishin realizatorët për mysafirët. Për “Topçinjtë” ka shënuar Nketiah në minutën e 20-të.

Liverpooli dhe Derby County kanë barazuar 0:0 pas 90 minutave. Skuadra që kualifikohet tutje përcaktohet në vazhdime.

Eliminimin e ka shijuar edhe Tottenham Hotspur që është mposhtur 2:0 nga Nottingham Foresti./Demokracia.com/

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-