Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2023 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Po lexoni: “Certifikohen” Opojanët më të suksesshëm për vitin 2015
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.

“Certifikohen” Opojanët më të suksesshëm për vitin 2015

Opoja.net Opoja.net 8:44 - 18/01/2016 Opoja
Ndaje

Portali i mirënjohur “Opoja.net” në një ceremoni rasti të organizuar në ambientet e hotelit “Meka” në Dragash, ka bërë ndarjen e certifikatave për më të mirët në Opojë për vitin 2015.

Certifikatat për më të mirët i ka ndarë drejtori i portalit “Opoja.net”, z. Kushtrim Guraj i cili i ka përgëzuar fituesit dhe ka premtuar se portali që drejton ai do të vazhdojë të jetë sa më afër qytetarëve të kësaj komune dhe me kapacitetet që ka, do të jap kontribut në mbështetjen dhe avancimin e talenteve në fusha të ndryshme.

Me rastin e marrjes së certifikatave, fituesit e kanë falënderuar portalin “Opoja.net” dhe pjesëmarrësit në votim dhe kanë premtuar se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen të kontribuojnë në fushat përkatëse në mënyrë që edhe Opoja ta ketë vendin e merituar.

Zgjedhja e më të mirëve në Opojë për kategoritë: Poeti, Sportisti, Artisti, Politikani, Gazetari, Biznesmeni, dhe Këngëtari është bërë në mbështetje të sondazhit të organizuar nga portali “Opoja.net” në periudhën 31.12.2015 – 03.01.2016.

Në votim kanë marrë pjesë 149848 respondentë të cilët kanë votuar për gjithsejtë 57 garues: Poetë (9), Sportistë (6), Artistë (7), Politikanë (10), Gazetarë (10), Biznesmenë (9), dhe Këngëtarë (6).

REZULTATET:

Në kategorinë “Poeti më i mirë në Opojë gjatë vitit 2015” më i votuari doli Demir Reshiti me 17222 vota (85.6%), i ndjekur nga Ibrahim Skenderi me 1155 vota (5,7%);

Në kategorinë “Sportisti më i mirë në Opojë gjatë vitit 2015” më i votuari doli futbollisti dhe kapiteni i KF “Opoja”, Ditëlind Reshiti, me 73364 vota (50.6%) i ndjekur nga Fatjona Ahmeti (karateiste) me 50299 vota (34.7%);

Në kategorinë “Artisti më i mirë në Opojë gjatë vitit 2015” më i votuari doli piktori Ibrahim Skenderi me 10294 vota (61.9%), i ndjekur nga Halim Mejzini me 5358 vota (32.2%);

Në kategorinë “Politikani më i mirë në Opojë gjatë vitit 2015” më i votuari doli Emin Kolloni (PDK) me 2505 vota (7.3%) i ndjekur nga Shaban Shabani (PDK) me 2418 vota (7.1%);

Në kategorinë “Gazetari më i mirë në Opojë gjatë vitit 2015” më i votuari doli Demir Reshiti me 18026 vota (64.2%) i ndjekur nga Gëzim Baxhaku me 8004 vota (28.5%);

Në kategorinë “Biznesmeni më i mirë në Opojë gjatë vitit 2015” më i votuari doli Burim Piraj me 18571 vota (53.4%) i ndjekur nga Elami Hajredini me 8279 vota (23.8%); dhe

Në kategorinë “Këngetari më i mirë në Opojë gjatë vitit 2015” më i votuari doli Masar Sinani me 10099 vota (61.3%) i ndjekur nga Vëllëzerit Lecaj me 2990 vota (18.1%).

Për t’i shikuar rezultatet për të gjithë pjesëmarrësit KLIKONI KËTU.

Vlen të theksohet se është hera e parë që në komunën e Dragashit është organizuar një sondazh për zgjedhjen e më të mirëve që kanë dhënë kontributin e tyre në fushat përkatëse, dhe për këtë padyshim meritat më të mëdha i ka portali “Opoja.net” bashkë me lexuesit e vetë.
Organet kompetente të komunës së Dragashit as këtë vit nuk e kanë bërë zgjedhjen e më të mirëve dhe ndoshta është e vetmja komunë në Kosovë që nuk ndjek traditën e komunave tjera.


© Opoja.net. Të gjithë të drejtat e mbrojtura.

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




Opoja.net 6:42 - 31/03/2016 8:44 - 18/01/2016

Rubrika për Opojën

Kryetari, Bexhet Xheladini, i pikëlluar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit dhe humbjen e jetës së policit Afrim Bunjaku

UNICEF dhe Komuna e Dragashit nënshkruajnë Marrëveshjen për Edukim në Fëmijërinë e Hershme në Bresanë

Blogu i ditës

LIVE
Kosova kërkon sanksionim – A do të merren masa ndaj Serbisë pas sulmit terrorist në veri?
8:25 - 26/09/2023 Kosova
Sveçla konfirmon se njëra nga veturat e konfiskuara është e Radoiçiqit
18:41 - 25/09/2023 Kosova
Varroset me ceremoni shtetërore polici Afrim Bunjaku
18:32 - 25/09/2023 Kosova
Sarrazin: Dënojmë sulmet kriminale e terroriste ndaj Policisë, jemi në anën e Kosovës
12:06 - 25/09/2023 Kosova
Shtypi gjerman: Gjendja është tepër e rrezikshme në Kosovë
10:50 - 25/09/2023 Kosova
Shfaq më shumë

Ju gjithashtu mund të lexoni

Opoja

Kryetari, Bexhet Xheladini, i pikëlluar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit dhe humbjen e jetës së policit Afrim Bunjaku

1 Min. Leximi
Opoja

UNICEF dhe Komuna e Dragashit nënshkruajnë Marrëveshjen për Edukim në Fëmijërinë e Hershme në Bresanë

2 Min. Leximi
Opoja

Kryetari i Komunës së Dragashit nderon dëshmorin turk Huseyin Kutlu në ceremoninë përkujtimore të 24-vjetorit të rënies së tij në Kosovë

1 Min. Leximi
Opoja

Komuna e Dragashit ndan dru për ngrohje të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së

1 Min. Leximi

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:    

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe

Shtëpia

Shtëpia

Shtëpia

Shtëpia

Home Play Business-time Bus Align-justify
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?