Çfarë rroge mund të merrni nëse punësoheni në Gjermani?

Opoja.net Opoja.net Uncategorized

Shumë kosovarë janë të interesuar të punojnë në Gjermani për shkak të rrogave dhe një perspektive më të mirë. Po sa janë rrogat në Gjermani?

Rrogat në Gjermani nuk mund të krahasohen me ato në Shqipëri, Kosovë dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Por mos harroni: Rrogat në Gjermani llogariten si të hyra bruto. Ndërkohë që kostot e jetës, varësisht nga qyteti ku jetoni, mund të jenë shumë të larta.

Më së miri paguhen, për shembull, specialistët e stomatologjisë, të cilët mund të fitojnë rreth 117.000 euro bruto në vit. Mjekët „normalë“ fitojnë rreth 78.000 euro bruto, ndërsa menaxhërët e fondeve financiare rreth 75.000 euro. Këto llogari mund të ndryshojnë varësisht nga shumë faktorë.

Shumica dërmuese e njerëzve që vijnë nga Ballkani në Gjermani fitojnë megjithatë shumë më pak, sepse ata bëjnë kryesisht punë me kualifikime më të ulëta.

Rrogat sipas profesioneve

Për shembull, punëtoret në rregullimin e dhomavenë hotele marrin nga 19.000 euro bruto në vit. Ndërsa pastrueset/pastruesit rreth 18.000 euro bruto.

Rroga e një parukieri/frizeri është rreth 21.000. Kamarieri paguhet rreth 22.000 euro, ndërsa punëtorët në ndonjë recepcion të hotelit mund të llogarisin me rreth 24.000 euro bruto në vit.

Në gastronomi janë rrogat pak më të larta. Një kuzhinier mund të llogarisë për shembull me rreth 25.000 euro në vit. Një teknik i stomatologjisë fiton rreth 26.000, ndërsa shoferi i kamionit rreth 27.000 euro bruto në vit.

Rroga bruto nënkupton…

Rroga bruto është sasia e përgjithshme e parave të cilën merr një person. Nga kjo shumë duhet të hiqen tatimet, pagesat për sigurim shëndetësor, pagesat për solidarizim, tatimet për kishë (ata që janë anëtarë të kishës), pagesat në rast se mbetesh i papunë dhe të dhënat tjera të domosdoshme… Pas këtyre pagesave, mbetet rroga neto, të cilën e keni në dispozicion dhe nga e cila duhet të paguani vendbanimin, ushqimin…

Llogaritja e rrogës

Në emër të tatimeve dhe të dhënave të tjera në Gjermani paguhen prej 1/3 e deri në gati 50% të rrogës, varësisht nga gjendja familjare, numri i fëmijëve, niveli i rrogës… Por varesisht nga kontrata, mund të ketë edhe pagsa shtesë. Kjo varet natyrisht nga punëdhësi, kualifikimet tuaja, dhe marrëveshja me punëdhënësin. Në shumë raste, varësisht nga kontrata e punës, pagesa shtesë ka edhe për punën gjatë orëve të natës, për punën gjatë festave apo të dielave, për punë shtesë… Ndaj në këto raste nuk mund të thuhet se cila është rroga fikse që do të merrni në fund të muajit, sepse varet nga shumë faktorë të tjerë.

Tatimet fetare

Në Gjermani anëtarët e kishës katolike apo ndonjë kishe tjetër paguajnë anëtarësinë/tatime për kishën. Ndërsa besimtarët e fesë myslimane nuk paguajnë. Por në Gjermani së fundi është dëgjuar edhe ideja për pagesa të tatimeve për besimtarët e fesë islame, me qëllim që xhamitë dhe organizatat fetare të financohen nga shtetasit gjermanë dhe besimtarët në Gjermani dhe jo nga shtete të tjera. Deri tani, ky është vetëm një debat, që do të thotë se ende nuk ka vendim.

Sigurimi shëndetësor

Nuk mund të thuhet se sa duhet të paguani sakt për sigurimin shëndetësor, sepse lartësia varet nga disa faktorë. Së pari, varet nga mëyra e sigurimit – sigurimi privat apo i sigurimi ligjor i domosdoshëm. E dyta, varet gna kontrata e punës – me punë të rregullt apo si bashkëpunëtor i lirë, punëtor i pavarur, student, apo keni ndonjë kontratë tjetër. Tek sigurimet e shtetit zakonisht duhet të paguhen rreth 14,6 % e rrogës. Prej 1 janarit 2019 është futur në fuqi ligji i cili thotë se gjysmën e parave për sigurime i paguan punëmarrësi ndërsa gjysmën tjetër punëdhënësi. Pra ju duhet të paguani mbi 7,3% të rrogës bruto. Por zakonisht ju duhen edhe sigurime shtesë  – varësisht nga institucioni ku jeni siguruar.

Pensionet dhe pagesat për të papunët

Në Gjermani duhet të paguhen edhe paratë për sigurimin pensional. Në vitin 2018, niveli i pagesave për pension ka qenë rreth 18,6% nga rroga bruto. Por sikur edhe tek sigurimi shëndetësor, ky shërbim ndahet së bashku me punëdhënësi, që do të thotë se gjysmën e paguani ju, ndërsa gjysmën tjetër punëdhënësi. Më konkretisht: Ju duhet të paguani 9,3% nga rroga juaj bruto.

Ndërsa për të papunët paguhet një shërbim prej rreth 3%  – gjysmën paguan punëdhënësi, gjysmën ju. Pra ju paguani 1,5% të rrogës bruto.

Të gjitha të dhënat janë natyrisht të bazuara në llogaritjet aktuale dhe ato mund të ndryshojnë varësisht nga kontrata që keni, punëdhënësi dhe kushte të tjera.  (abc-consulting)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-