Ndërkohë, një ciklon i fuqishëm nga Italia pritet të lëvizë sonte drejt rajonit tonë, duke sjellë rrebeshe intensive shiu, shkarkesa të forta rrufesh, breshër dhe erëra të fuqishme. Fillimisht, këto kushte pritet të prekin Malin e Zi në mbrëmje, për të vazhduar gjatë natës edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Si pasojë e reshjeve të dendura, lokalisht mund të shkaktohen edhe vërshime.
Të premten, moti do të mbetet me rrebeshe lokale dhe shkarkesa rrufesh, por me afrimin e masave më të ftohta nga veriperëndimi i kontinentit, pritet një rënie e dukshme e temperaturave, sidomos në fundjavë, prej të paktën 6-10°C në vlerat maksimale.
Gjatë fundjavës, reshjet do të jenë në dobësim gradual, duke u kufizuar të shtunën në formë më të izoluar, ndërsa të dielën pritet shi sporadikisht vetëm në zonat malore. Përndryshe, do të mbizotërojë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.