Cilat janë ndryshimet në strategjinë për hetimin e krimeve të luftës

Opoja.net Opoja.net Kosova

Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka miratuar plotësim ndryshimet në strategjinë për adresimin e krimeve të luftës, të hartuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Shefi i departamentit për krime të luftës në PSRK-ka treguar për ndryshimet, tek ka thënë se institucionet duhet bashkuar për të shkruar një strategji nacionale

Rrugën drejt adresimit të rasteve të krimeve të luftës, prokuroria Speciale e Kosovës, ka vendosur që edhe më tutje të e vazhdojë përmes një strategjie që së fundmi u miratua në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Departamenti për hetimin e krimeve të luftës, brenda PSRK-së ka bërë plotësim ndryshimin e strategjisë së kaluar.

Shefi i këtij departamenti, prokurori Ilir Morina ka treguar për ndryshimet që janë paraparë në këtë dokument që do jetë në fuqi deri më 2027.

“Fokusi i plotësim ndryshimeve ka qenë e para, përcaktimi i afatit kohore, meqë strategjia e parë nuk ka pasur një afat kohor të përcaktuar, tani e kemi që është 2025-2027, kemi hequr nga strategjia pjesë emergjente që kanë qenë në adresimin e rasteve, për shkak se tashmë e kemi kaluar atë fazë emergjente..” , ka theksuar Ilir Morina- Shef i departamentit për krime lufte, PSRK.

Morina tek ka thënë se këtë vit do të bëhet vlerësim, për të parë shtimin e kapaciteteve në këtë departament, tha se nevojitet një strategji nacionale për adresimin e krimeve të luftës.

“Është nevojë emergjente që ta kemi një strategji në nivel nacional për adresimin e krimeve të luftës dhe ky është një model që kanë zhvilluar shumë shtete në regjion dhe i adrësojnë krimet e luftës dhe kjo është e nevojshme, meqë se kemi një strategji nacionale po flasim për strategji sektoriale..”, ka theksuar Ilir Morina- Shef i departamentit për krime lufte, PSRK.

Strategjia e parë për adresimin e krimeve të luftës, në Kosovë ishte miratuar në vitin 2019, në Këshillin Prokurorial.

Ndërkohë që për hetimin e krimeve të luftës, nga viti 2018 përgjegjëse është Prokuroria Speciale, institucion që ka shtuar dukshëm intensitetin e punës në identifikimin dhe ngritjen e aktakuzave ndaj të dyshuarve si të përfshirëve në krime lufte.

Së voni, mes tyre është identifikuar edhe Milan Radojqiqi, si një prej pjesëmarrësve në krime lufte në rajonin e Gjakovës, duke bërë që Gjykata të lëshojë një urdhërarrest ndaj tij dhe 18 personave të tjerë.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-