City në garë për Jasharin

Opoja.net Opoja.net Sport

Manchester City raportohet se e ka përfshirë mesfushorin shqiptar Ardon Jashari në listën e futbollistëve të cilët synon t’i transferojë gjatë verës.

Madje, thuhet se gjiganti anglez tashmë ka kontaktuar për futbollistin që veçse po monitorohet edhe nga Roma, Juventusi, Borussia Dortmundi e Borussia Monchengladbachu.

Jashari është pjesë e Club Brugget, ekip që dëshiron ta mbajë në radhët e veta të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Jashari ka kontratë me ekipin belg deri në verën e vitit 2029 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 40 milionë euro.

22-vjeçari është zgjedhur lojtar i sezonit në Belgjikë, ndërsa me fanellën e Brugget ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 6 asistime në 52 ndeshje në të gjitha garat.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-
Merr lajmet me njoftim OK Jo faleminderit