Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2023 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Po lexoni: Dallaveret me tender i lanë lopët e sëmura
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.

Dallaveret me tender i lanë lopët e sëmura

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj 19:25 - 19/10/2016 Ekonomi
Ndaje

Një milion eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës, për vaksinim, nuk i kanë shpëtuar gjedhet e fermerëve kosovarë. Edhe pas vaksinimit atyre po u ngordhin lopët nga sëmundja gungore.

Veterinerët ngritin shqetësimin se pati dallavere në tenderit për vaksinim dhe shumë kafshë të sëmura nuk janë evidentuar fare.

Në bazë të informacioneve që ka siguruar Gazeta Fjala, thuhet se gjithë procesi ka shkuar përmes kompanive private, pa u bërë testet paraprake të vaksinave, 15 për qind të lopëve, thuhet se kanë mbetur pa u vaksinuar në tërë Kosovën.

Veterinari, Fazli Shabani, i cili pati alarmuar për këtë sëmundje thotë se ka mëdyshje për kualitetin e vaksinave të cilat u shpërndanë në mënyrë jo të drejtë.

“Në rastin e vaksinimit të gjedheve i gjithë procesi është bërë nëpërmjet operatorëve privat dhe pa asnjë testim paraprak ku me siguri për qellim kryesor kanë përfitimin ekonomik ndërsa shumë më pak atë të ruajtjes së shëndetit dhe fondit të gjedheve. Rastet e paraqitjes së sëmundjes deri në 18 ditë pas vaksinimit krijojnë hapësirë për të diskutuar rreth kualitetit të vaksinës”, ka thënë për Gazetën Fjala, Shabani.

Sipas Shabanit, furnitorët privat me vaksina, lidhnin marrëveshje me persona të papërgatitur, të cilët nga frika e gabimeve, se mos po vaksinojnë kafshët e prekura, i kanë lënë pa vaksinuar edhe të tjerat.

“Si rezultat i mungesës se profesionalizmit dhe përvojës se personave të cilët kanë kryer vaksinimin sot një numër i konsiderueshëm i gjedheve rezultojnë të pa vaksinuara”, ka shpjeguar veterinari.

AUV:  Të gjitha kafshët janë vaksinuar

Mirëpo, të njëjtën nuk e thonë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës (AUV). Lamir Thaçi, zyrtar për informim në këtë institucion, thotë se nuk ka mbetur asnjë kafshë pa vaksinuar.

“Të gjitha kafshët janë vaksinuar. Deri më tani nga kjo sëmundje kanë ngordhur 986 krerë gjedhe në gjithë territorin e Republikës se  Kosovës . Prej datës  06.10.2016. zyrtarisht  është përfunduar vaksinimi masiv  në gjithë territorin e Kosovës  dhe tani jemi duke  bere monitorimi  e  këtij aktiviteti në teren. Monitorimi po bëhet nga  zyrtarët e AUV-së”, thotë për Gazetën Fjala, Thaçi.

Sipas tij, tani është duke u bërë monitorimi në terren i përfundimit të vaksinimit si dhe vlerësimi i kësaj sëmundje. Ai thotë, se posa të përfundojnë këto analiza, Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies së kafshëve do të vendos për hapjen e tregjeve të kafshëve.

“Tani ne jemi dukë bërë monitorimin ne teren të kryerjes se vaksinimit, dhe vlerësimin e situatës aktuale të zhvillimit të kësaj sëmundje. Pasi të bëhen të gjitha analizat e situatës në teren Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve   do të vendosë për kohen e lejimit të funksionimit të tregjeve”, deklaron zyrtari për informim në AUV.

Mirëpo për kryerjen e analizave në terren, nuk është në dijeni veterinari Shabani. Ai thotë, se vet personat që vaksinonin kafshët shpërndanin pasiguri e frikë te fermerët, që në rastin e paraqitjes së sëmundjes, pasojat t’i bartin fermerët, e jo ata.

“Nga komunikimi me fermerët, kafshët e të cilëve janë të pavaksinuara edhe sot, tregonin se atyre u ishte thënë që ‘nëse ti insiston që të bëjmë vaksinimin e kafshëve të cilat ne po i klasifikojmë si të dyshuara atëherë përgjegjësinë do ta marrësh ti, dhe nëse të ngordh e njëjta kafshë si rezultat i mos bindjes tënde ndaj këshillave tona atëherë nuk do te kompenzohesh për kafshën e ngordhur’“, tregon për Gazetën Fjala, Shabani.

Sipas veterinarit, njëherë është dashur të shpjegohet procesi i vaksinimit bashkë me efektet në mënyrë që fermerët të mos nxiteshin për vaksinimin e kafshëve.  /Lorik Maxhuni//Gazeta Fjala/

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




Kushtrim Guraj 19:25 - 19/10/2016 19:25 - 19/10/2016

Rubrika për Opojën

KF Opoja u kualifikua në Ligën e Dytë të Kosovës, fton tifozët për të festuar!
19:42 - 22/05/2023
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi për Hapjen e Rrugëve Lokale në Komunën e Dragashit nga LMT-ja e KFOR-it Turk
20:43 - 18/05/2023

Blogu i ditës

LIVE
Situata në veri – Mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
19:07 - 29/05/2023 Kosova
QUINT-i këshillon Kurtin: Kryetarët në veri s’kanë nevojë të punojnë nga zyrat e tyre çdo ditë
18:36 - 29/05/2023 Kosova
Serbët sërish tentuan të hyjnë me forcë në objektet komunale në veri, Policia: U detyruam të ndërhyjmë
9:37 - 29/05/2023 Kosova
Arrestohet pronari i objektit në Prizren ku vdiq 19-vjeçari
12:08 - 27/05/2023 Kronika
NATO bën thirrje për shtensionimin e situatës në veri
11:02 - 27/05/2023 Kosova
Shfaq më shumë

Ju gjithashtu mund të lexoni

Ekonomi

Ulet çmimi i vezëve në Kosovë

4 Min. Leximi
Ekonomi

BERZH: Rritja ekonomike e Kosovës për sivjet më e larta në Ballkan

4 Min. Leximi
Ekonomi

Bizneset e Kosovës në hall, nuk po gjejnë fuqi punëtore

3 Min. Leximi
Ekonomi

Mungesa e punëtorëve detyron bujqit t’i zvogëlojnë të mbjellat

8 Min. Leximi

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?