Davutoglu në Dragash: E kemi obligim të ndihmojmë Opojën dhe Gorën

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Komunën e Dragashit e vizitoi një personalitet i veçantë i skenës politike botërore.

Ahmet Davutoglu, ish-Kryeministër i Turqisë, njëkohësisht deputet i Konjas, së bashku me bashkëshorten me një vizitë e nderuan Komunën e Dragashit, shkruan Opoja Sot.

Në një takim të përzemërt me Kryetarin  Shaban Shabani dhe nënkryetarin për komunitete Sherif Aga, Davutoglu premtoi mbështetje për Komunën e Dragashit.

Davutoglu ka thënë se Turqia ka obligim të ndihmojë këto treva, pasi që shumë luftëtar nga këto treva me gjakun e tyre mbrojtën mbijetesën e shtetit turk.

Davutoglu ka shtuar se Gora është një amanet për Turqinë dhe se ky shtet nuk do thyej këtë amanet.

Kryetari Shabani ka felenderuar mikun nga Turqia për vizitën që ky i fundit zgjodhi t’i bëj Komunës tonë, dhe për mbështetjen që shteti mik i ka dhënë Kosovës.

Ish-Kryeministri turk, ka premtuar se do t’i kthejë biznesmenët e Turqisë kah Dragashi, për të ndërtuar zhvillimin e vendit.

Po ashtu, ai ka premtuar se do të ndërtoj dy memoriale në qendër të Dragashit, njërin për dëshmorët e luftës së Kosovës, ndërsa një tjetër për dëshmorët e Çanakalasë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-