Dhjetë gjërat që humbin
1) Dituria me të cilën nuk punohet,
2) Vepra që nuk ka sinqeritet e as pasim,
3) Pasuria nga e cila nuk shpërndahet prej saj dhe nuk shfrytëzohet në dynja dhe nuk e çon përpara për në Ahiret,
4) Zemra e zbrazët nga dashuria e Allahut, mungesa e mallit për Te dhe mungesa e ndjenjave për kujtesën e Tij,
5) Trupi i paangazhuar me respekt dhe shërbim për Allahun,
6) Dashuria që nuk ndërlidhet me razinë e Atij që e do dhe me zbatimin e urdhërave të Tij,
7) Koha e paangazhuar për plotësimin e zbraztirës apo shfrytëzimin e mirësisë dhe afrimit (kah Allahu),
8) Të menduarit që shetitet, atje kah nuk i bën dobi,
9) Shërbimi i atij që nuk të afron kah Allahu, që nuk të kthen në përmirësimin e dynjasë dhe frikës e shpresës që duhesh ta kesh ndaj Atij që i ka kokat e njerëzve në dorën e Tij, ai është qole në grushtin e Tij, ai nuk posedon për vete as dëm e as dobi, as vdekjen e as jetën dhe as ringjalljen,
10) Përpjekja e humbur, e kotë.
Humbjet më të mëdha nga këto janë dy humbje të cilat janë gjeneza e të gjitha këtyre humbjeve:
1. Humbja e zemrës dhe
2. humbja e kohës.
Humbja e zemrës është nga ndikimi i dynjasë duke i dhënë prioritet asaj para Ahiretit, ndërsa humbja e kohës është nga shpresa e gjatë.
I gjithë çrregullimi është në pasimin e epsheve. E gjithë mirësia është në pasimin e udhëzimit dhe në pregatitjen për Takimin (në Ditën e Gjykimit). All-llahu është mbrojtësi më i mirë.
Është për tu çuditur me atë që i është paraqitur ndonjë nevojë dhe e paraqet dëshirën e interesimin e tij te All-llahu që tia zgjedhë atë problem, e nuk parashtron kërkesë për gjallërinë e zemrës nga vdekja e injorancës dhe refuzimit, për shërimin nga sëmurja e epsheve dhe dyshimeve, por kur të i vdes zemra nuk ndien për mëkatet e tij.
Ibën Kajjim El-Xhevzije
Marrë nga libri “El-Fevaid” * Solli në shqip: Ali Shaban Tanusha
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.