Diaspora pritet me aktivitete kulturore dhe panair me produkte vendore në Dragash

Njoftohen qytetarët e Komunës së Dragashit se nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Dragashit e mbështetur edhe nga MeD, MBPZHR si dhe nga UNDP-Projekti InTerDev organizohen:

– Aktivitete kulturore – koncert me këngëtar të estradës sonë, valle tradicionale si dhe
– Panair me Produkte vendore tradicionale të Sharrit.

Ky manifestim organizohet për nderë të Diasporës sonë, i cili do te mbahet më datë 22.07.2016 (e Premte) në vendin Sheshi Adem Jashari në Dragash duke filluar prej orës 11:00.

Moto e këti manifestimi është: MIRË SE ERDHE DIASPORË

Ftojmë diasporën dhe qytetarët e komunës sonë qe të jenë pjesë e këti manifestimi, thuhet në njoftimin nga Kryetari i Komunës, Salim Jenuzi.

© Opoja.net

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




- Reklama-
- Reklama-