“Dimri po vjen”, institucionet gati për të ofruar siguri në trafik

Opoja.net Opoja.net Kosova

Në disa pjesë të vendit, kryesisht në vende malore, tashmë kanë filluar reshjet e borës.

Dihet që jo rrallë rrugët në vend për shkak të moskujdesit të kompanive që pastrojnë borën kanë shkaktuar aksidente edhe me fatalitet.

Për Front Online nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë thënë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është e përgatitur për sezonin dimëror për mirëmbajtjen e rrugëve”, thuhet në përgjigjen e tyre nga kjo ministri për Front Online.

Sipas MI-së, tashmë janë kontraktura kompanitë të cilat do të përkujdesen për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka kontraktuar kompanitë mirëmbajtëse për këtë sezon”, kanë thënë nga Ministria.

Edhe nga Policia e Kosovës për Front Online thonë se tashmë e kanë përgatitur planin operacional për sezonin dimërore.

“Policia e Kosovës si edhe herëve tjera parasheh përpilimin e planit operativ ku përfshihen masat dhe veprimet gjatë sezonit dimëror, sipas ligjit te trafikut”, kanë thënë nga Policia.

Në këtë plan policia parasheh masa të ndryshme operacionale që do të ju garantojnë qytetarëve të vendit siguri më të madhe në rrugë.

“Plani operativ përfshirë edhe sezonin dimëror parasheh masa operacionale ne funksion te garantimit të një sigurie mw tw madhe rrugore nw vend”, thuhet në përgjigjen e policisë për Front Online.

Gjatë sezonës dimërore vozitësit duhet t’i kenë pajisjet e nevojshme gjatë drejtimit të mjeteve të tyre në kushtet dimërore kur rruga është e lagur apo ka borë dhe ngrica.

Andaj në këto kushte është e domosdoshme dhe e paraparë me “Ligjin mbi trafikun rrugor” që të gjitha automjetet që qarkullojnë në rrugë, të posedojnë të gjitha pajisjet dimërore të parapara me ligj./Front Online/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-