Dodik: I shqetësuar për përshkallëzimin e shkaktuar nga “sjellja e papërgjegjshme” e Prishtinës

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Anëtari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka shprehur mbështetjen për serbët në Kosovë dhe tha se Republika Srpska e Bosnjës është e përgatitur të bëjë gjithçka që mundet për t’i ndihmuar ata.

“Uniteti i kishës dhe shtetit duhet të ekzistojë në mbrojtjen e popullit tonë në Kosovë dhe populli ynë nuk do të lihet kurrë vetëm atje”, tha Dodik pasi u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe patriarkun Porfirije të Kishës Ortodokse Serbe, cituar nga N1.

Ai tha se serbët nuk do të ndiqen penalisht dhe se “Serbia garanton statusin e lirisë për të gjithë serbët kudo që janë”.

Dodik tha se është i shqetësuar për përshkallëzimin e shkaktuar nga “sjellja e papërgjegjshme” e autoriteteve të Prishtinës, duke thënë se ata po injorojnë marrëveshjet ndërkombëtare të arritura më parë në lidhje me formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe.

“Njerëzit tanë në Kosovë janë të vendosur të marrin atë që u ka dhënë ligji ndërkombëtar”, shtoi ai.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-