Sipas njoftimit zyrtar, aksioni është kryer në bashkëpunim me sektorët kompetentë, bazuar në mandatin ligjor të paraparë me Kodinin Doganor dhe të Akcizave të Republikës së Kosovës.
Gjatë kontrollit, në objektet ndërlidhëse të biznesit, është zbuluar municion i kalibrave të ndryshëm – për armë të gjata dhe armë gjahu – i cili mbaheshte në kundërshtim me ligjet në fuqi.
E gjithë lënda është dokumentuar dhe i është përcjellë Prokurorisë kompetente, ndërsa Dogana ka njoftuar se hetimet do të vazhdojnë në bashkëpunim me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, me qëllim identifikimin e burimit dhe destinacionit të municionit të sekuestruar.
“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe çdo veprimtarie të paligjshme, me qëllim të mbrojtjes së sigurisë publike dhe interesave të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Rasti në fjalë nënvizon edhe një herë sfidat që mbeten në luftën kundër kontrabandës dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për të parandaluar rreziqet e sigurisë publike.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.