Dorëhiqet një gjykatës në Hagë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Gjykatësi Kenet Roberts është larguar nga regjistri i Gjykatësve Ndërkombëtarë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.

Sipas njoftimit të DhSK-së, Roberts kishte njoftuar kryetaren e DhSK-së, Ekaterina Trendafilova më 2 maj 2025 se kjo dorëheqje e tij ishte për shkak të mungesës së kohës dhe prioriteteve të ndryshme.

Si rrjedhojë, kryetarja Trendafilova kishte shprehur mirënjohje për kontributin e gjyqtarit, veçanërisht për hartimin dhe zhvillimin e Rregullores së Procedurave dhe Provave të DhSK-së.

“Do ta ndiejmë shumë mungesën e tij si koleg i ditur e me përvojë”, kishte thënë Trendafilova. /BetimipërDrejtësi

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-