Dragashi në qendër të skenës politike: Kryetarët e partive LDK e PDK zbresin nesër para balotazhit

Senat Trupaj Senat Trupaj Opoja

Dragashi nesër pritet të jetë epiqendra e zhvillimeve politike, pasi kryetarët e dy partive të mëdha në vend LDK-së dhe PDK-së  do të vizitojnë komunën në kuadër të përmbylljes së fushatave për balotazhin e së dielës.

Kryetari i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, do ta vizitojë Dragashin të premten, ku pritja do të zhvillohet:

  • E premte, 07 nëntor 2025
  • Ora 13:00
  • Para shtatores së Komandantit Adem Jashari

Ndërkohë, Kryetari i PDK-së, z. Memli Krasniqi, do të marrë pjesë në tubimin përmbyllës të degës së PDK-së në Dragash. Takimi do të mbahet:

  • E premte, 07 nëntor 2025
  • Ora 17:00
  • Hotel “Meka” – Dragash

Dy vizitat e një dite pritet të ngjallin interes të madh te qytetarët, duke e shndërruar Dragashin në një pikë të rëndësishme takimi për simpatizantët, anëtarët dhe përkrahësit e të dy subjekteve politike, vetëm dy ditë para raundit final të zgjedhjeve.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-