Opoja.net
Meka Mish

Dragashi përfundoi projektin 2 mujor për pastrim pyjesh

Në masivin e Koritnikut dhe Çestakut të Dragashit ka përfunduar aksioni për pastrimin e pyjeve, projekti i përbashkët e Ministrisë së Punës… dhe asaj të Bujqësisë, Pylltarisë për punësim të përkohshëm, ka bërë të ditur, Fitim Kurtishi, përgjegjës i Zyrës Komunale të Punësimit.

Sipas tij, në realizimin e këtij projekti, i cili ka zgjatur në tepër se dy muaj, janë angazhuar 10 punëkërkues nga radhët e komunitetit boshnjako-goran, ndër të cilët edhe femra.

“Marrë parasysh gjendjen tejet të rëndë të shumë punëkërkuesve të paraqitur në Zyrën e Punësimit, realizimi i këtij projekti, në të cilin janë angazhuar 20 kryefamiljarë të të dyja komuniteteve, ndonëse numri nuk ishte edhe aq i madh, megjithatë ishte i mirëseardhur, ngase ka përmirësuar pak a shumë gjendjen e atyre që vërtetë nuk kanë pasur asnjë burim të të ardhurave”, ka thënë Kurtishi, të enjten.

Realizimin e këtij projekti, e vlerëson të mirëseardhur edhe përgjegjësi i Njësisë Pyjore në Dragash, Jeton Krasniqi, i cili ka konstatuar se pos dobisë materiale që kanë një numër i konsiderueshëm e punëkryesve, projekti ka ndikim të drejtpërdrejtë në ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë dhe shëndetit të pyjeve të kësaj ane, shkruan Koha Ditore.

“Projektet e këtilla kanë një traditë të mirë edhe më herët dhe është mirë që kjo të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, zyrtari komunal i pyjeve, Idriz Berisha, ka bërë të ditur se ekipi i Drejtorisë së Bujqësisë…, gjatë tërë kësaj kohe ka qenë në terren për të ndjekur mbarëvajtjen e realizimit të projektit për ruajtjen e florës së kësaj komune.

© OPOJA.Net

Mos i humb

Dragashi argëton diasporën me Festival folkloriko – burimor

Opoja.net

Është nënshkruar kontrata për zgjerimin e rrugës Zhur-Dragash-Zaplluxhe-Brod

Opoja.net

Theren me thikë dy pylltar në Dragash

Opoja.net

Të mërkuren sërish është aksidentuar një kamion në dalje të fshatit Plavë të Dragashit, fatmirësisht pa të lënduar

Opoja.net

Sëmundjet tek kultura e specit

Opoja.net

Dhjetë të akuzuarit mohojnë se kishin lejuar bagëtitë të kullosnin në pronën e të dëmtuarit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net