Opoja.netOpoja.net
  • Aktuale
  • Lajme
  • Artikuj
  • Diaspora
  • Sport
  • Jeta
  • Teknologji
  • Ide
  • Kurioze
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2023 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Po lexoni: Dragashit i zvogëlohet numri i banorëve dhe i rriten problemet
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Opoja.netOpoja.net
  • Aktuale
  • Lajme
  • Artikuj
  • Diaspora
  • Sport
  • Jeta
  • Teknologji
  • Ide
  • Kurioze
Kërko
  • Aktuale
  • Lajme
  • Artikuj
  • Diaspora
  • Sport
  • Jeta
  • Teknologji
  • Ide
  • Kurioze
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.

Dragashit i zvogëlohet numri i banorëve dhe i rriten problemet

Opoja.net Opoja.net 11:03 - 24/04/2016 Lajme Opoja
Ndaje

Kryetari i komunës së Dragashit, Salim Jonuzi, flet para Jeta Xharrës dhe asamblistëve komunalë për dy vitet e para në krye të komunës.

Komuna e Dragashit është njëra ndër komunat e pakta që nuk ka as një drejtori që udhëhiqet nga femrat, ndërsa është njëra ndër të vetmet që nuk ka nda as njëherë bursa për nxënësit dhe studentët e saj tash e tre vjet.

Kryetari i Dragashit, Salim Jenuzi u rizgjodh sërish kryetar në vitin 2013, duke premtuar vazhdim të asaj që ai e quante “flugë e punës”, ndërsa tash pas dy viteve, ai po akuzohet nga asamblistët opozitarë për mos përmbushje të premtimeve.

Në debatet dhe fushatën për zgjedhjet e vitit 2013, Jenuzi kishte premtuar arsim cilësor dhe ndërtimin e shkollave në fshatin Llapushnik, Kosavë dhe Buce sepse “ka mungesë të hapësirave të objekteve shkollore”, ndërsa tash mospërmbushjen e këtij premtimi e arsyeton me faktin e mungesë së truallit për ndërtim.

“Problem ka qenë mos gjetja e vendit apo truallit, se ku do të ndërtohet shkolla”, tha kryetari i Dragashit në debatin në kuadër të emisionit “Jeta në Komunë”.

Por, me këtë arsyetim nuk pajtohet asamblisti i LDK-së Halim Shemsedini, i cili tha se “kjo është neglizhencë dhe mosangazhim i kryetarit”.

“Trualli nuk besoj që është problem nëse angazhohet kryetari dhe mundem me kuptu qysh nuk mundet me gjetë truall”, tha Shemsedini.

Tash pas dy viteve drejtori i arsimit në këtë komunë, Hajri Ramadani, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren, për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe është dënuar me dënim me kusht në kohëzgjatje prej 1 viti dhe mos ushtrim të detyrave në administrate publike në kohëzgjatje prej 2 viteve.

Kryetari Salim Jenuzi, kur u pyet pse e mban në postin e drejtorit një të dënuar për keqpërdorim zyrtare,  tha se ky “aktgjykim nuk mjafton për ta shkarkuar nga puna drejtorin e arsimit”.

Ai tha se nuk do të marrë masa derisa gjykata ta bëjë të plotfuqishëm vendimin.

Po ashtu kryetari i Dragashit, Salim Jenuzi, u pyet nga Jeta Xharra edhe për shkollën profesionale, e cila ka nisur të ndërtohet ne vitin 2008 dhe ende nuk ka përfunduar. Kryetari Jonuzi mori lavdin e tha se këtë shkollë e ka kërkuar ai që të ndërtohet në këtë komunë, ndërsa kur u pyet për vonesën e ndërtimit të saj, përgjegjësinë ia gjuajti Ministrisë së Arsimit.

“Këtë shkollë nuk e ka ndërtuar komuna, por ministria e arsimit, kjo është arsyeja”, tha Jenuzi.

Por asamblisti i LDK-së, Halim Shemsedini, akuzoi kryetarin për një investim “totalisht të gabuar”.

“Këtu faji është i qeveritarëve dhe kryetarit të komunës që kanë propozuar një shkollë të tillë të ndërtohet në një vend jo adekuat, pasi është në periferi të qytetit dhe së dyti nuk ka nxënës për këtë shkollë, pasi është gjimnazi”, tha Shemsedini.

Jenuzi u ankua edhe për buxhetin e vogël të komunës i cili nuk po mjafton që tëpërmbushen nevojat e komunës.

Sipas tij, ndarja e buxhetit po bëhet në bazë të numrit të banorëve në komunë ndërsa tha se “numri i banorëve në Dragash vazhdimisht po bie”.

Po ashtu kryetari Jonuzi, u pyet edhe për mos dhënien e bursave  për nxënësit dhe studentët e kësaj komune, pasi komuna e Dragashit është ndër komunat e vetme që nuk ndan bursa për studentët e saj. Ai e arsyetoi mos dhënien e bursave me buxhetin e vogël të komunës.

“Bursa me siguri edhe më tutje nuk do të jepen për arsye të buxhetit të vogël që ka komuna e Dragashit”, tha kryetari i komunës.

Komuna e Dragashit është e rrethuar më bukuri natyrore por problemin më të madh e ka derdhjen e ujërave të zeza nëpër lumenj. Kryetari i Dragashit, u pyet për mos funksionalizimin e impiantit në fshatin Krape dhe derdhjen e ujërave të zeza nëpër prona private, ndërsa ai fajin ia la investitorit.

“Investitor ka qenë Komisioni Evropian, ndërsa punimet ka pasur me i krye një firme maqedone-kroate, e cila ka probleme me nënkontraktorët, dhe kjo është arsyeja pse ende ky impiant nuk është funksionalizuar”, tha kryearti i Dragashit.

Halim Shemsedini nga LDK-ja tha se kanalizimi është njëri prej probleme kryesore në këtë komunë dhe si shembull e mori fshatin e tij, Zaplluxhë.

“Në fshatin tim komuna e ka rregulluar kanalizimin, por ai prapë nuk është funksional, pasi që vetëm i ka vendosur gypat dhe nuk është krye puna si duhet”, tha ai.

Edhe asamblisti tjetër nga LDK-ja, Samedin Xheladini, denoncoi derdhjen e ujërave të zeza nëpër prona private.

Krahas ujërave të zeza të derdhura gjithkund, bukurinë natyrore Dragashit ia zbehin edhe mbi 10 deponitë ilegale të mbeturinave.

Po ashtu në debat u ngrit edhe çështja e ndërtimi të rrugëve Blaq, Tyrbe, Dragash- Prizren dhe Zaplluxhe- Prizren, të cilat i kishte premtuar Jenuzi, ndërsa sot thotë se “për ndërtimin e këtyre rrugëve duhet të pritet përfundimi i autostradës për Shkup”.

Jenuzi gjeti një mënyrë për ta larguar përgjegjësinë nga ato që ka premtuar në fushatë dhe që nuk ka mundur t’i realizojë.

“Është më pak e rëndësishme ajo që kam thënë, e rëndësishme është ajo çka po them sot”, u shpreh ai.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


Opoja.net 20:22 - 24/04/2016 11:03 - 24/04/2016

Rubrika për Opojën

Katër shkolla nga Dragashi pjesë në Finalen e Garës së Robotikës KML Open 2024-25

AUV sqaron rastin me mishin e kontaminuar nga Rumania: Ngarkesa u kthye

Blogu i ditës

LIVE
Katër shkolla nga Dragashi pjesë në Finalen e Garës së Robotikës KML Open 2024-25
12:42 - 28/06/2025 Opoja
Pse ndiheni pa energji gjatë ditëve të nxehta të verës?
1:15 - 27/06/2025 Shëndeti
Pse zogjtë fluturojnë në formacion V? Strategjia e mençur që u shpëton jetën
1:03 - 27/06/2025 Kuriozitete
Man City e “shkel” Juventusin
1:02 - 27/06/2025 Sport
IKSHPK publikon këshilla të rëndësishme për t’u mbrojtur nga vala e të nxehtit
0:59 - 27/06/2025 Shëndeti
Shfaq më shumë

Ju gjithashtu mund të lexoni

Opoja

Katër shkolla nga Dragashi pjesë në Finalen e Garës së Robotikës KML Open 2024-25

1 Min. Leximi
Kosova

Rreth 24 mijë nxënës i nënshtrohen sot testit të arritshmërisë – MASHT premton masa kundër kopjimeve

2 Min. Leximi
Shqipëria

NATO i beson Shqipërisë: Samiti i vitit 2027 do të zhvillohet në Tiranë

0 Min. Leximi
Kosova

Moti në Dragash, temperaturat deri në 38°C

1 Min. Leximi

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:    

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?