Drecun: Kurti po synon vendosjen e FSK-së në veri

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Kryetari i Komisionit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, ka thënë se pas sulmeve me mjete shpërthyese në veri të Kosovës nuk qëndrojnë serbët dhe se qëllimi kryesor pas shkaktimit të incidenteve është stacionimi i përhershëm i një numri të madh të forcave speciale në veri të Kosovës, si dhe të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Shpërthimet një natë më parë në Lagjen e Bosnjakëve ishin në pjesën ku jetojnë vetëm shqiptarët, por gjithçka u atribuohet serbëve për të anuluar efektin e protestës paqësore, demokratike të serbëve pas daljes nga institucionet e Kosovës”, ka thënë Drecun.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron të promovojë një imazh mediatik të gabuar, për t’i portretizuar serbët si banditë.

Ai ka shtuar gjithçka është një fushatë e Kurtit e cila do të ketë mbështetjen e fshehtë të Perëndimit.

“Ky do të ishte një justifikim që Kurti të shtojë dhe të vendosë përgjithmonë një numër të madh të forcave speciale në veri, si dhe të dërgojë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës atje. Më duket se ky është qëllimi i tij kryesor në shkaktimin e incidenteve – të prezantohet se ekziston rrezik i madh nga gjoja paraushtarakët, formacionet serbe, dhe të merret miratimi për t’u marrë me ta për të ‘vendosur shtetin e së drejtës’ dhe të shtojë FSK-në, duke arsyetuar se nuk ka burime të mjaftueshme në veri”, ka thënë Drecun.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-