Drejtoria e Shkollës “Sezai Surroi” në Bellobrad falënderon institucionet dhe mediat pas largimit të arinjve

Senat Trupaj Senat Trupaj Opoja

Pas ndërhyrjes së suksesshme për largimin e arinjve që ishin paraqitur në fshatin Bellobrad, drejtoria e Shkollës Fillore “Sezai Surroi” ka publikuar një vlerësim zyrtar, duke shprehur falënderim për të gjitha televizionet, portalet dhe mediat elektronike që ndihmuan përmes raportimeve të tyre në zgjidhjen e situatës.

Në reagimin e shkollës, po ashtu u dërgua një mirënjohje për organet kompetente, të cilat reaguan me kohë dhe ndërmorën masat e duhura për kapjen dhe largimin e arinjve, duke garantuar sigurinë e nxënësve dhe banorëve të fshatit.

Drejtoria thekson se falë këtij bashkëpunimi të ndërsjellë, nxënësit dhe komuniteti lokal tashmë ndihen të sigurt dhe të qetë.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-