“Drini Company” intervenon shpejtë!

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Pas raportimit të Radio Sharrit gjatë ditës së djeshmeëm, rreth gropave të shumta që janë hapur në rrugët rajonale të Dragashit, firma kontraktuese për mirëmbajtjen e këtyre rrugëve “Drini Company”, sot ka dalë në terren, për të intervenuar me urgjencë.

Punëtorët e kësaj kompanie i kanë mbuluar këto gropa me asfalt, në mënyrë që mos të shkaktojnë probleme për drejtuesit e automjeteve.

Njëri nga punëtorët e kësaj kompanie tha për Radio Sharrin se ky intervenim nënkupton sanimin emergjent të rrugëve që janë dëmtuar. “Ky intervenim është emergjent dhe në plan kemi mbulimin e gropave për të cilat keni raportuar ju. Në pranverë do të jetë tjetër muhabet. Do të ketë intervenim me themel”, tha shkurt për redaksinë tonë njëri nga punëtorët e kompanisë. 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-