Dy të arrestuar në Prishtinë, iu gjetën flamuj që përdoren nga organizata terroriste

Opoja.net Opoja.net Kosova

Dy të dyshuar u arrestuan në Prishtinë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.

Policia sekuestroi pajisje elektronike e flamuj me mbishkrime arabe, që sipas Policisë, përdoren nga organizata terroriste. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Më 01.05.2025 Policia e Kosovës, përmes drejtorisë kompetente në mbështetje të njësiteve relevante, në koordinim me Prokurorinë, kanë kontrolluar shtëpinë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë. Si prova materiale janë sekuestruar disa pajisje elektronike, flamuj me mbishkrime Arabe e që përdoren nga Organizata Terroriste. Dy të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartëcekur dhe pas intervistuar me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës .

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-