E enjte vendimtare, liderët politikë takohen me Osmanin për postin e Kryekuvendarit

Të gjithë liderët e subjekteve politike në vend do të jenë pjesëmarrës në takimin e thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani, i cili pritet të mbahet të enjten.

Të gjithë liderët e subjekteve politike në vend do të jenë pjesëmarrës në takimin e thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani, i cili pritet të mbahet të enjten.

Opoja.net Opoja.net Kosova

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline këshilltari i Presidentes, Bekim Kupina. “Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Presidenten Osmani,” ka deklaruar ai.

Ky takim vjen në një moment kritik, kur vendi ende nuk ka arritur një marrëveshje për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Kandidatura e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) vazhdon të mos marrë mbështetjen e nevojshme, duke u kundërshtuar nga partitë opozitare. Opozita e ka cilësuar Haxhiun si një figurë përçarëse dhe i ka kërkuar LVV-së të propozojë një emër tjetër për këtë post të rëndësishëm.

Më herët, Presidentja Osmani kishte shprehur gatishmërinë e saj për të zhvilluar takime me krerët politikë, nëse ata do ta vlerësonin të nevojshme një qasje të tillë për të zhbllokuar situatën politike.

Ky takim i së enjtes shihet si një përpjekje e re për të gjetur një zgjidhje dhe për të ecur përpara me konstituimin e institucioneve të vendit. Pritet që në këtë takim të diskutohen opsione të ndryshme për të tejkaluar ngërçin aktual politik.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-
Merr lajmet me njoftim OK Jo faleminderit