Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka aprovuar kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës për heqjen e kufizimit të lirisë së lëvizjes.
Lajmin ka konfirmuar për Front Online, drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi.
“Ishte një takim konstruktiv ndërmjet kryetarëve të komunave dhe ministrit Vitia. Kërkesa e Asociacionit të Komunave të Kosovës për heqjen e orës policore, por edhe kërkesat tjera që kanë impakt në zhvillimin ekonomik lokal, janë aprovuar nga ministri Vitia. Por, lehtësimi i këtyre masave do të ndodhë në mbledhjen e radhës së Qeverisë, ku Vitia do t’i paraqesë kërkesat e komunave”, ka deklaruar Ibrahimi.
Ai tha se është rekomanduar që gastronomia të punojë deri në orën 24:00.
“Është rekomanduar që gastronomia të punojë deri në orën 24:00, nëse situata me COVID-19 është situate stabile, atëherë pritet që nga mesi i qershorit të ketë edhe lehtësira tjera për hotelerinë”, ka deklaruar Ibrahimi.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.