E pazakontë: Filmohen disa ujqër të bardhë në Kosovë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Një fenomen i pazakontë i botës së egër në Kosovë është kapur së fundmi nga disa kamera kurth në rajonin e Gollakut.

Bëhet fjalë për pranin e ujqërve të bardhë në trojet tona, dukuri kjo goxha e pazakontë.

Në kamerat kurth të fotografit të botës së egër, Arian Mavriqi këta ujqër të bardhë u panë teksa ushqeheshin. Pranë tyre shihen edhe ujqër të tjerë me ngjyrë të hirtë, tipik për rajonin e Kosovës dhe të Ballkanit.

Në anën tjetër, ujqërit e bardhë kryesisht banojnë në viset e mbuluara me borë gjatë të gjitha stinëve.

/GazetaSinjali/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-