E reja e plagosur nga babai në Prizren jashtë rrezikut për jetë, drejtori i Klinikës ORL jep detaje

Opoja.net Opoja.net Kosova

Vajza që u sulmua me thikë nga babai i saj në Prizren është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin e konfirmoi për Ekonomia Online, Arsim Behramaj, drejtor i Klinikës së ORL-së në QKUK, ku viktima po trajtohet pas sulmit.

Sipas Behramajt, pas pranimit fillestar në Klinikën Emergjente, pacientja është transferuar në Klinikën e ORL-së për trajtim të mëtejshëm. Ai konfirmoi se lëndimet janë në regjionin e qafës, por pa dëmtime të enëve të mëdha të gjakut.

“Pacientja është jashtë rrezikut për jetë. Lëndimet i ka në qafë, fati që nuk ka lënduar ndonjë enë të gjakut”, tha për EO Behramaj.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-