Edhe të dielën do të ketë shi në Kosovë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Të dielën (nesër) mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-