Presidenca ka njoftuar se sot, nëpërmjet shkëmbimit të letrave me Bashkimin Evropian, i është vazhduar mandati teknik i misionit të EULEX-it në Kosovë.
Nëpërmjet shkëmbimit të letrave me Bashkimin Evropian, sot është vazhduar mandati teknik i misionit të EULEX-it në Kosovë.
Në letrën e saj drejtuar Përfaqësueses së Lartë të BE-së, znj. Kaja Kallas, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se ky mandat teknik – pra, pa fuqi ekzekutive – do të mbetet i fokusuar në monitorim, mentorim dhe këshilldhënie.
Presidentja Osmani ka kërkuar gjithashtu që misioni i EULEX-it t’i dorëzojë autoriteteve të Kosovës të gjitha dokumentet që posedon nga periudha kur kishte mandat ekzekutiv. Ajo po ashtu ka theksuar se të gjitha aktivitetet e këtij misioni duhet të jenë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
“Sot, nëpërmjet shkëmbimit të letrave me BE-në, është vazhduar mandati teknik i misionit të EULEX. Në letrën e saj, Presidentja Osmani ka theksuar se ky mandat teknik, pra pa fuqi ekzekutive, mbetet i fokusuar në aspektet e monitorimit, mentorimit dhe këshilldhënies.
Në letrën e saj drejtuar Përfaqësueses së Lartë të BE-së, znj.Kaja Kallas, ndër të tjera, Presidentja Osmani ka kërkuar që EULEX t’i përcjellë autoriteteve të Republikës së Kosovës të gjitha dokumentet që posedon nga koha kur kishte mandat ekzekutiv, dhe gjithashtu ka kërkuar që të gjitha aktivitetet e EULEX të jenë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”
EULEX’it i është zgjatur mandati deri më 14 qershor të vitit 2027.
Vendimi është marrë më 5 qershor nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Sipas vendimit paraprak, mandati i këtij misioni ishte deri më 14 qershor të këtij viti.
Në kuadër të shqyrtimit strategjik të EULEX KOSOVO, Komiteti Politik dhe i Sigurisë ra dakord që Mandati i Misionit të zgjatet deri më 14 qershor 2027. Asgjë në këtë Vendim nuk duhet të kuptohet si cenim i pavarësisë dhe autonomisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve që veprojnë në kuadër të procedurave gjyqësore në kontekstin e EULEX KOSOVO
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.