EULEX përkrah deklaratën e Borrell: Ne kemi një mision, por nuk marrim rolin e Policisë së Kosovës në veri

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Misioni i EULEX-it në Kosovë, ka shpërndarë deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell.

Nga EULEX-i u kanë rishpërndarë deklaratën e Borrell ku ndër të tjerash u tha se trupat e tyre në veri të Kosovës, pavarësisht se janë të pranishëm në Kosovë për siguri, por se nuk do të marrin rolin e Policisë së Kosovës.

“Po, ne kemi një mision atje, kemi misionin e EULEX-it dhe trupat e KFOR-it janë të pranishëm, por ata nuk mund ta marrin rolin e policisë lokale: nuk është në mandatin e tyre dhe as në kapacitetet e tyre”.

“Aktualisht, më pak se 50 policë shqiptarë të Kosovës janë duke menaxhuar stacionet policore në rajon – gjë që sigurisht nuk është e mjaftueshme. Kjo lë një vakum sigurie shumë të rrezikshme – një vakum në tokë, në një situatë tashmë shumë të brishtë”, u tha tutje.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-