Opoja.netOpoja.net
  • Aktuale
  • Lajme
  • Artikuj
  • Diaspora
  • Sport
  • Jeta
  • Teknologji
  • Ide
  • Kurioze
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2023 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Po lexoni: Familja Beqiri nga Dragashi bëhen me shtëpi të re (Video)
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Opoja.netOpoja.net
  • Aktuale
  • Lajme
  • Artikuj
  • Diaspora
  • Sport
  • Jeta
  • Teknologji
  • Ide
  • Kurioze
Kërko
  • Aktuale
  • Lajme
  • Artikuj
  • Diaspora
  • Sport
  • Jeta
  • Teknologji
  • Ide
  • Kurioze
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.

Familja Beqiri nga Dragashi bëhen me shtëpi të re (Video)

Opoja.net Opoja.net 16:52 - 25/12/2015 Lajme Opoja
Ndaje

Në lagjën “ Bajram Curri” në Prizren, bëhet me shtëpi edhe një familje skamnore katër anëtarëshe, falë një ndihme prej mbi 30 mijë euro nga një bashkatdhetar që jeton në Gjermani, i cili ka dashur të mbetet anonim.

Iniciativa për ndërtimin e këtij objekti banimi për familjen Beqiri që jetonte në fshatin Xërxe të Dragashit, kishte rrjedhur nga drejtuesit e Radio “ Pendimi”. Hevzi Hasani, drejtues i kësaj radioje në Prizren, tha se pas vizitës që i bëmë kësaj familje (një nëne dhe 3 fëmijëve të saj), jemi ndier shumë të shqetësuar për gjendjen e rëndë pa kurrfarë kushte elementare banimi, dhe menjëherë këmi publikuar shpallje për t’i dal në ndihmë.

Më pas , vijo ai, jemi kontaktuar nga donatori vullnetmirë i cili ka premtuar që të gjitha shpenzimet për ndërtimin e shtëpisë t’i bart ai, dhe tani ndjehemi të gëzuar që po i mundësohet këtyre jetimëve një jetë më e dinjitetshme, theksoi Hevzi Hasani.

Pjesë e dorëzimit të çelësave të shtëpisë së re të kësaj familje, ishte edhe imami, Fadil Musliu, i cili me këtë rast, tha se tha se kjo është një vepër dinjitoze dhe shumë e madhe. Nuk ka fjalë dhe punë më e madhe se sa ti ndihmohet njeriut dhe njëri-tjetrit, sepse sipas parimit islam, një person që e gëzon një vëlla të tij apo besimtarë në këtë Botë, Krijuesi do t’a gëzojë atë në Botën tjetër.

Ndërkaq, Fadile Beqiri, nënë e tre jetimëve, pasi që bashkëshorti i saj kishte ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë kohë më parë, nuk gjente dot fjalën për të falënderuar ata që ndihmuan familjen e saj për të pasur kulm mbi kokë. Kostoja e ndërtimit të kësaj shtëpie për këtë familje nevojtare ka qenë 30 mijë euro me të gjitha pajisjet dhe orenditë e nevojshme shtëpiake. Personi që e ka gëzuar familjen Beqiri me këtë shtëpi të re, është një bashkëatdhetar nga Prizreni që jeton në Gjermani, i cili edhe në të kaluarën nuk ka hezituar për të shtrirë dorën e ndihmës për shumë familje të tjera jo vetëm në komunën e Prizrenit.

https://www.youtube.com/watch?v=0FFiGYIbp4E

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Opoja.net 6:58 - 31/03/2016 16:52 - 25/12/2015

Rubrika për Opojën

Njoftim për ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshata të Opojës

Janë gjetur para në parkingun e Viva Fresh në Pllavë – të lajmërohet pronari

Blogu i ditës

LIVE
Ambasada amerikane përkujton 27-vjetorin e çlirimit të Kosovës
10:05 - 12/06/2026 Kosova
NATO nis reduktimin e pranisë së KFOR-it në Kosovë pas përmirësimit të situatës së sigurisë
9:23 - 12/06/2026 Kosova
Protected: Meksika e nis me fitore Botërorin 2026, mposht Afrikën e Jugut
0:05 - 12/06/2026 Sport
Gjermania dhe Zvicra dominuan votimin jashtë Kosovës
13:47 - 11/06/2026 Diaspora
Vendos Gjykata: Hiqet ndalimi për xhamat e errësuar në automjete
11:30 - 11/06/2026 Kosova
Shfaq më shumë

Ju gjithashtu mund të lexoni

Kosova

Ambasada amerikane përkujton 27-vjetorin e çlirimit të Kosovës

1 Min. Leximi
Kosova

NATO nis reduktimin e pranisë së KFOR-it në Kosovë pas përmirësimit të situatës së sigurisë

2 Min. Leximi
Kosova

Vendos Gjykata: Hiqet ndalimi për xhamat e errësuar në automjete

4 Min. Leximi
Opoja

Njoftim për ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshata të Opojës

0 Min. Leximi

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:    

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?