Vendimi u mor gjatë mbledhjes së radhës të ekzekutivit, dhe sipas njoftimit zyrtar, ky veprim vjen si shenjë nderimi dhe respekti për jetën dhe veprën e Heroit Afrim Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës gjatë mbrojtjes së rendit dhe sovranitetit të vendit.
“Qeveria ka ndarë 50 mijë euro për familjen Bunjaku, të zyrtarit policor të rënë në krye të detyrës gjatë sulmit terrorist në Banjskë, Heroit Afrim Bunjaku, për ndërtimin e një hapësire pritjeje, e cila do të shërbejë për të gjithë qytetarët dhe në shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën e tij,” thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Afrim Bunjaku humbi jetën tragjikisht gjatë një prite të organizuar nga një grup i armatosur serb, të udhëhequr nga Millan Radoiçiq, në veri të Kosovës. Ngjarja tronditi vendin dhe u dënua gjerësisht ndërkombëtarisht. Vetëm një ditë pas rënies së tij, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shpalli Bunjakun me titullin “Hero i Kosovës”.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

