Zyra e Tatimit në Pronë në Komunën e Dragashit ka njoftuar se faturat e tatimit në pronë për vitin 2026 janë përllogaritur dhe tashmë janë në dispozicion për të gjithë tatimpaguesit.
Sipas këtij njoftimi, qytetarët obligohen të kryejnë pagesat brenda afateve të përcaktuara ligjore, në mënyrë që të shmangin penalitetet e mundshme. Autoritetet komunale kanë bërë thirrje për përgjegjësi dhe përmbushje me kohë të obligimeve tatimore.
“Pagesa e tatimit në pronë është investim në të ardhmen tuaj dhe kontribut i drejtpërdrejtë për zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimeve në komunitet”, thuhet në njoftim.
Afatet për pagesë janë të ndara në dy këste: kësti i parë duhet të paguhet deri më 30 qershor 2026, ndërsa kësti i dytë deri më 30 shtator 2026.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

