Hansi Flik i ka thurur elozhe Lamin Jamal, duke e cilësuar si lojtarin që “tregoi rrugën e duhur” për ekipin e tij. Në komentet për “Movistar” pas ndeshjes me Interin, trajneri i Barcelonës theksoi se sfida e kthimit do të ishte një tjetër finale.
Me çfarë ndjesie largohesh sot?
Nuk mendoj se e kemi nisur mirë ndeshjen. Pësuam dy gola, por më pas u rikthyem në lojë. Pjesa e dytë ishte spektakolare. Ka mbetur edhe një ndeshje dhe duhet ta fitojmë. Është një finale, para finales.
Çfarë menduat pas rezultatit 0-2?
Po flasim për një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ekipe të shkëlqyera. Ata kanë përvojë të madhe dhe e treguar atë. Ata luajtën shumë mirë në goditjet standarde dhe përfituan nga ato.
Çfarë mund të thuash për Lamin Jamal?
Ai na tregoi rrugën sepse rezultati 1-2 ishte i rëndësishëm.
A dini ndonjë gjë më shumë për Kundé?
Jo, duhet të presim deri nesër.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.