Foda fton ish-yllat e Ballkanit për miqësoret e qershorit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar sot listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar sot listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor.

Opoja.net Opoja.net Sport

Në këtë listë spikasin disa ish-futbollistë të njohur të Ballkanit, të cilët kanë marrë ftesë nga trajneri gjerman.

Bëhet fjalë për Lindon Emerllahun, Meriton Korenicën, Albion Rrahmanin, Ermal Krasniqin dhe Lumbardh Dellovën, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme me paraqitjet e tyre në klubin suharekas.

“Dardanët” do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Së pari, më 6 qershor, Kosova do të ndeshet me Armeninë, ndërsa tre ditë më vonë, më 9 qershor, do të luajë kundër Komoreve.

Këto dy miqësore shërbejnë si pjesë e përgatitjeve të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës, të cilat nisin në muajin shtator.

Pritet me interes të shihet se si do të paraqiten ish-lojtarët e Ballkanit nën drejtimin e Franco Fodës dhe nëse do të arrijnë të sigurojnë një vend në formacionin e ekipit kombëtar për sfidat e rëndësishme që e presin Kosovën në vjeshtë.

Lista e të përzgjedhurve të Fodës:

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-
Merr lajmet me njoftim OK Jo faleminderit